Ornela Doçi eksperte e akreditimit spitalor në Stamboll, në një intervistë për “ABC News” ka folur për masat e marra në Turqi, për parandalimin e COVID-19.
Doçi theksoi se deri tani fatmirësisht numri i vdekshmërisë është i ulët.
Më tej ajo theksoi se realizohen përafërsisht deri në 35 mijë teste në ditë edhe pse theksoi se Turqia i mori masat me vonesë, por zbatimi i këtyre masave ndikoi në uljen e përhapjes së koronavirusit.
“Trajtimi pacientëve me COVID-19 është protokoll i përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Mund të them që kemi humbur staf mjekësor, pasi kanë qenë në kontakt me pacientin pa e ditur që pacienti ishte i infektuar.
Ekspertet kanë dhënë alarmin që ne po arrijmë pikun e COVID-19. Maskat dhe dorezat janë shpërndarë falas”, u shpreh Ornela Doçi.
Ndër të tjera Doçi theksoi se Turqia lidhur me numrin e popullsisë dhe shtrirjen gjeografike nuk mund ta mbyllë këtë situata shumë shpejt./abcnews.al