Kejvina ka postuar foto me reperin Seven Saraqi, me të cilin po kalon karantinën në Kaliforni.
Ajo pati një lidhje me Redjan Rrajën, por duket se pas rënies në burg të këtij të fundit si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ajo i ka bërë ndryshimin e madh.
Gjatë hetimeve të Prokurorisë, rezultoi se Rraja fliste vazhdimisht në telefon me Kthellën, të cilës i kishte lënë në përdorim edhe një makinë luksoze. Madje, Rraja tha se ishte me të në momentin e atentatit duke e përdorur si alibi për të treguar se nuk kishte të bënte me ngjarjen.
Vetë Kthella u mor në pyetje nga Prokuroria për lidhjen e saj me Rrajën, ndërkohë që tashmë duket se ajo e ka hedhur prapa krahëve shumë shpejt këtë lidhje./abcnews.al