Kean rikthehet në Serie A, Roma i ofron Evertonit talentin holandez

schedule22:40 - 10 Maj, 2020

schedule 22:40 - 10 Maj, 2020

Merkato e verës, pritet të jetë ndryshe nga dritaret e tjera të transferimit. Kjo për shkak të ndikimit që ka pasur pandemia Koronavirus në ekonomi, me klubet që kanë marrë një “shuplakë” të madhe.

Transferimet më të shumta, parashikohen të jenë shkëmbime lojtarësh dhe huazime me të drejtë blerje. Një transferim të tillë, po e mendon dhe Roma. Siç raportojnë mediat italiane, klubi kryeqytetas synon firmën e sulmuesit Moise Kean.

Italiani u transferua tek Everton në verë, për 27.5 milion euro, por nuk ka arritur të lërë gjurmë, pasi në 26 ndeshje, ka shënuar vetëm një gol. Roma nuk ka ndërmend të paguajë një shumë të tillë dhe i ka sugjeruar Evertonit një shkëmbim me talentin holandez, Justin Kluivert. Këtë shkëmbim, e ka në dorë Ancelotti, pasi pritet vetëm një “OK” nga tekniku italian./abcnews.al