Komisioni Europian ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama në parlamentin e Kosovës, në seancën solemne që u mbajt me rastin e dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Gjatë fjalsë së tij kryeministri shqiptar Edi Rama tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një President të përbashkët.
Zëdhënësja e KE-së Catherine Ray tha se këto deklarata janë të papërshtatshme. Ajo shtoi se deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Më tej Ray theksoi se Bashkimi Europian pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese. /abcnews.al