“Ke një diçka në mes shefi”, 4 shoferë korruptojnë “Rrugoren”, por e pësojnë: Unë po të them lejen e qarkullimit, ti vazhdon…

schedule13:43 - 12 Korrik, 2022

schedule 13:43 - 12 Korrik, 2022

Policia e Tiranës në vijim të kontrolleve të dedikuara për ruajtjen e parametrave të sigurisë në qarkullimin rrugor ka konstatuar katër shkelje nga drejtues mjetesh, të cilët kanë tentuar të shpëtojnë nga ndëshkimi ligjor nëpërmjet mitëdhënies.

“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë ndaluar në rrugën “Kastriotët”, automjetin me drejtues shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili po përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit. Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi, kryer në bashkepunim dhe “Pjesemarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave”. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i përkohshëm i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. F“, thotë policia në një njoftim.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë goditur edhe 3 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.

“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, në vende të ndryshme, automjetet me drejtues shtetasit K. G. dhe L. H., dhe E. G., të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma parash”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!