KAVAJË- Policia e Kavajës ka zbardhur disa episode vjedhjesh, që janë kryer në disa banesa në rrethin Kavajë.
Për këtë është arrestuar një 33 vjeçar, si autor i dyshuar i vjedhjeve.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar disa sende të vjedhura, një sasi kanabisi dhe veshje të përdoruara nga autori, gjatë vjedhjeve.
Nga hetimet ka rezultuar se gjatë periudhës gusht 2024- shkurt 2025, ka vjedhur pajisje dhe sende në 3 banesa në Kavajë dhe në fshatin Synej.
Në vijim të veprimeve procedurale u konstatua gjithashtu se 33-vjeçari kishte në banesë, një sasi kanabisi.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ai./abcnews.al