Katy Perry këndon në hapësirë/ “Wonderful World” të Louis Armstrong, këngëtarja puth tokën pas kthimit

schedule19:11 - 14 Prill, 2025

schedule 19:11 - 14 Prill, 2025

Nje ekuipazh vetem me gra udhetoi ne hapesire me raketen New Shepard te kompanisë private hapësinore Blue Origin, në pronësi të miliarderit Jeff Bezos.

Ylli i Muzikës Pop Katy Perry,e fejuara e Bezos-it, Lauren Sánchez, gazetarja e CBS-it Gayle King, ish-shkencëtarja e NASA-s Aisha Bowe, aktivistja për të drejtat civile Amanda Nguyen dhe producentja e filmit Kerianne Flynn u nisen nga baza e Blue Origin në Teksasin Perëndimor, në orën 8:30 të mëngjesit me kohën lokale në Shtetet e Bashkuara.

Fluturimi zgjati rreth 11 minuta dhe e coi ekuipazhin mbi 100 kilometra lartësi, përtej asaj që njihet ndërkombëtarisht si kufiri I hapësirës.

Pas përfundimit të fluturimit, kapsula u rikthye në Tokë me një ulje të butë të ndihmuar nga parashutat, ndërsa pjesa e raketës u ul në mënyrë të pavarur rreth dy milje larg vendnisjes.

Sapo u rikthyer, Katy Perry u ul dhe puthi tokwn.

Sic kishte premtuar, ajo kendoi ne hapesire, jo ndonje hit te njohur te saj, por what a wonderful world te Louis Armstrong.

Me nje luledele ne duar, ylli i muzikes pop tregoi eksperiencen e saj ne hapesire, te cilen do e ktheje ne nje kenge.

“Ndihem shumë e lidhur me dashurinë. Luledelet janë lule të zakonshme, por ato rriten në çdo kusht… ato kanë të forta. Nuk kishte te bente me kenget e mia. Ka të bëjë me një energji kolektive atje. Ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me krijimin e hapësirës për gratë e së ardhmes dhe me përkatësinë. Dhe ka të bëjë me këtë botë të mrekullueshme që ne e shohim dhe e vlerësojmë. E gjithë kjo është për të mirën e Tokës”

King, Bowe, Sanchez dhe Flynn thane se eksperienca ishte e mrekullueshme dhe disa prej tyre do e benin serish.

Raketa “New Shepard” është plotësisht autonome, nuk kërkon pilotë dhe ekuipazhi nuk e operoi manualisht mjetin hapësinor.

Fluturimi shënoi një moment historik, pasi sipas Blue Origin, i vetmi udhëtim hapësinor i realizuar më parë vetëm nga gra ishte më shumë se 60 vite më parë, kur kozmonautja sovjetike Valentina Tereshkova u bë gruaja e parë që udhëtoi në hapësirë në vitin 1963.

Blue Origin, e themeluar në vitin 2000 nga Jeff Bezos, po zhvillon paralelisht me turizmin hapësinor edhe projekte për ndërtimin e infrastrukturës afatgjatë në hapësirë, përfshirë raketat e ripërdorshme dhe sistemet për ulje në Hënë. Çmimi i biletave për këto udhëtime ende nuk është bërë publik, por për të rezervuar një vend kërkohet një depozitë prej 150 mijë dollarësh, duke e bërë përvojën tepër ekskluzive. Ky fluturim jo vetëm që thekson përparimin teknologjik dhe turizmin hapësinor, por edhe rolin e gjithnjë më të madh të grave në eksplorimin e universit.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!