Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk deklaroi 26 mijë euro/ Morinë, procedohet penalisht 35-vjeçari

schedule12:01 - 25 Prill, 2025

schedule 12:01 - 25 Prill, 2025

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kufi, bazuar në inteligjencën informative, kanë ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, automjetin me drejtues një shtetas kosovar.

Shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 26 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë së Kukësit, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 35 vjeçarin, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!