Ndoshta mund të na nderojë vetëm Ylberi.
Seria A rrezikon të mos ketë asnjë lojtar me pasaportë shqiptare në fushë fundjavën e ardhshme, diçka e pamendueshme deri pak kohë më parë.
Në elitën e futbollit italian luanin ndoshta 10 apo 11 kuqezinj, ndërsa për javën e 34-ët I vetmi që ka shpresë të jetë titullar është Ramadani.
Mesfushori I Leçes, ishte gjithashtu nga minuta e parë në sfidën e kaluar të Serisë A, humbur 0-3 në shtëpi përballë Komos.
Duke mbetur tek Leçe, mesfushori tjetër I kombëtares shqiptare, Medon Berisha, nuk mund të luajë për shkak kartonësh.
Njëzetenjëvjeçari do të jetë I pezulluar për duelin në fushën e Atalantës këtë të premte në 20:45.
Të pamundur për të luajtur edhe dy qendërmbrojtësit kryesorë të kombëtares.
Ardian Ismajli vazhdon riaftësimin pasi ndaloi për herë të fundit në 24 mars, duke humbur 31 ditë dhe pesë ndeshje, për shkak të dëmtimit muskulor në kofshë.
Berat Gjimshiti sikur ndihet më mirë pasi lëndoi kaviljen në ndeshjen e kaluar ndaj Milanit në “San Siro”, fituar 1-0 nga Atalanta.
Kapiteni kuqezi nuk luan dot në Atalanta-Leçe, por ndoshta mund të jetë gati për javën e 35-të në 4 maj.
E njëjta datë jepet edhe për kthimin e Ismajlit tek Empoli, dhe këto janë lajme shumë të mirë në lidhje me ndeshjen e kombëtares kundër Serbisë në 7 qershor për eliminatoret e Kupës së Botës.
Futbollistët e tjerë kuqezinj të Serisë A, Kristian Asllani dhe Elseid Hysaj, zakonisht I nisin ndeshjet nga stoli, përkatësisht për Interin e Lacion.
Mesfushori 23-vjeçar po aktivizohet me pikatore kohët e fundit nga trajneri Simone Inzagi, ndërsa Hysaj e ka pasur të vështirë të gjithë këtë sezon, me përjashtim të disa ndeshjeve të caktuara.