Katër persona në pranga, tre prej tyre zyrtarë

schedule19:28 - 13 Nëntor, 2017

schedule 19:28 - 13 Nëntor, 2017

Katër persona, tre prej të cilëve zyrtarë publikë, u vunë në pranga pasi Prokuroria e Tiranës nxori për ta një urdhër ndalimi për korrupsion aktiv dhe pasiv. E arrestuara e katërt është një punonjëse e policisë pranë sallës operative të Drejtorisë së Tiranës. Nëna e kësaj të fundit kishte aplikuar për lejen e legalizimit të një ndërtimi, që në vitin 2014, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Për ecurinë e aplikimit, është interesuar vazhdimisht edhe e bija shtetasja K. Sala, e cila falë njohjes me nje shtetase tjeter janë vendosur në kontakt me një punonjësve të Hipotekës së Tiranës. Kjo e fundit, pasi ka konsultuar letrat e aplikimit ka thënë se nuk ishte punë që e mbulonte Hipoteka. Gjithësesi, punonjësja e Hipotekës i ka lidhur palët me shefin e Aluiznit për Laprakën. Pas disa komunikimeve ndërmjet personave të mësipërm, punonjesja e policise ka paguar 6 mijë eurosh tek shefi i ALUIZNI-t. Shuma e parave është paguar të dielën, ndërkohë që të hënën aplikuesja ka marrë lejen e legalizimit. Prokuroria e Tiranës, e cila ka qenë në ndjekje dinamike të kësaj situate pasditen e sotme, ka kryer ndalimet e katër personave./abcnews

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!