Katër banesa në Berat përfshihen nga flakët

schedule07:33 - 8 Mars, 2021

schedule 07:33 - 8 Mars, 2021

Gjatë natës katër banesa janë përfshirë nga flakët, në lagjen Muzakaj në qytetin e Beratit.

Fillimisht zjarri ka rënë në banesën e shtetasit J.V, ndërsa më pas është përhapur edhe në dy banesa të tjera të cilat kanë qenë ngjitur, banesa e shtetasit R.S dhe P.N.

Gjithashtu sipas policisë edhe banesa e shtetasit M.H që ndodhet në katin e tretë të pallatit përballë është përshirë nga flakët.

Sakaq ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve, ndërsa grupi hetimor po bën të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes.

Informacion paraprak

Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarrë, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

/abcnews.al/