Superiorja nuk do të ndalet deri më 30 dhjetor dhe ditën e sotme luhen ndeshjet e javës së dhjetë, javë që përkon me nisjen e fazës së dytë të kampionatit.
Janë disa ndeshje në program dhe ajo që tërheq më shumë është ajo mes Kukësit e Tiranës, që është veçuar dhe do të nisë të luhet prej orës 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ndeshjet e tjera nisin në orën 13:45. Vllaznia kryesuese luan në transfertë kundër Apolonisë, kurse Partizani pret në “Selman Stërmasi” Kastriotin surprizues.
Një duel interesant zhvillohet në Laç mes vendasve që duan të ngjitin shkallët e renditjes dhe Bylisit. Edhe në Korçë, Skënderbeu-Teuta është një ndeshje mjaft interesante për t’u parë. / abcnews.al