Sot do të luhen dy ndeshjet e radhës në Kategorinë Superiore shqiptare.
Egnatia do të presë në shtëpi Partizanin në orën 15:00. Të dyja ekipet janë në formë të barabartë. Egnatia aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 41 pikë, gjashtë më pak se kreu i tabelës. Rrogozhinasit kanë marrë pesë ndeshjet e fundit 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Nga ana tjetër, “Demat e Kuq” ndodhen aktualisht në vendin e parë të tabelës me pikë të barabarta me Tiranën, por të kuqtë kanë avantazhin e ndeshjeve direkte. Ashtu si Egnatia, Partizani në pesë ndeshjet e fundit ka grumbulluar 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
Sfida tjetër mes Tiranës dhe Kukësit do të luhet në kryeqytet në të njëjtën orë si Egnatia-Partizani. Kryeqytetasit bardheblu kërkojnë fitoren për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt kreut të tabelës, pasi aktualisht ndodhen në vendin e dytë me 47 pikë, po aq sa vendi i parë që ndodhet Partizani. Tirana në 5 ndeshjet e fundit në ligë, ka mundur të grumbullojë 2 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Por kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi verilindorët ndodhen në vendin e shtatë me 35 pikë dhe ndodhen vetëm 1 pikë larg zonës së rrezikut. Në pesë sfidat e fundit, Kukësi ka grumbulluar 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje./ h.ll/abcnews.al