Kategoria e Parë/ Tomori ndal Dinamon, në Berat skuadrat ndajnë pikët

schedule14:40 - 2 Tetor, 2022

schedule 14:40 - 2 Tetor, 2022

Dinamo është ndalur në barazim 1-1 me Tomorin, me sfidën e luajtur në Berat.

Të parët që do të kalonin në avantazh do të ishin vendasit, ku në minutën e 11-të Çaço do të ndëshkonte blutë e kryeqytetit.

Ndërkohë goli i barazimit do të vinte në minutën e 36-të kur Danaj do të çonte shifrat 1-1.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat kërkuan të gjenin edhe golin e fitores, por pa mundur që të gjenin rrugën e rrjetës.

Me këtë barazim Dinamo ka grumbulluar 8 pikë, po aq sa Korabi dhe Tërbuni, ndërkohë Tomori renditet i 7-ti më 5 pikë. /f.a/abcnews.al