Kategoria e Parë sot në fushë, finalet luhen për mbijetesën

schedule08:59 - 4 Korrik, 2020

schedule 08:59 - 4 Korrik, 2020

Kategoria e Parë ka në plan ndeshje mjaft të rëndësishme për ditën e sotme. FSHF ka vendosur të luhen të gjitha përballjet e grupit A. Krutanët e kanë siguruar ngjitjen në Superiore dhe sot përballen me Korabin, që do mundohet të përfitojë nga mungesa e motivimit te vendasit dhe të tentojë fitoren. Dibranët shpresojnë edhe në ndalimin e Besëlidhjes së vendit të dytë, që luan kundër Erzenit.

Në Play-off gara është mjaft interesante. Dinamo e ka “jetë a vdekje” me Egnatian sot, ndërkohë që Veleçiku e Tërbuni gjithashtu e kanë finale për të shmangur rënien direkte në Kategorinë e Dytë. Këto janë ndeshjet e grupit A, ndërkohë që edhe në B ka një betejë të vërtetë.

 

Ndeshjet e Grupit A

Elbasani e Turbina luajnë sërish në shtëpi dhe do kërkojnë fitoret e radhës, por ndeshjet e tyre nuk i kanë të lehta. Cërrikasit mund të fusin në valle Devollin, që në rast disfate do të rrezikonte rënien direkt. Oriku është më i qetë, pasi edhe një humbje në Elbasan nuk do ia rëndonte situatën. Në Shënkoll Iliria ka mundësinë të qetësohet, në rast se ia del ta mposhtë skuadrën e vendit të fundit. /abcnews.al

 

Ndeshjet e Grupit B