Kategoria e Parë/ Resuli e bën “sefte” me Flamurtarin, Bylisi vazhdon “marshimin” drejt Superiores

schedule17:10 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 17:10 - 2 Dhjetor, 2023

Bylisi nuk ndalet as në Berat në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Flamurtari rigjen fitoren pas ndryshimit të trajnerit. Skuadra ballshiote triumfoi 0-2 kundër Tomorit, ekip që luajti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Hysenit pas gjysmë ore lojë.

Bylisi zgjidhi gjithçka në fraksionin e dytë të takimit, duke shënuar me Kasajn dhe Eminin. Me suksesin e sotëm, ballshiotët janë ngjitur në kuotën e 35 pikëve, duke mos patur rivalë për kreun e renditjes.

Flamurtari mposhti 1-0 Kastriotin, sfidë që u vendos nga goli i brazilianit Alexandre në mesin e pjesës së parë. Rikthim me tri pikë për Dritan Resulin, ndërkohë që kuqezinjtë nga Vlora janë ngjitur në vendin e dytë me 27 pikë.

Pa fitues dhe pa gola u mbyllën tri takimet e tjera të ditës së sotme, Besa-Apolonia, Burreli-Vora dhe Korabi-Luzi. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!