Kategoria e Parë në fushë, sytë nga Besëlidhja-Burreli dhe Egnatia-Flamurtari

schedule09:11 - 28 Nëntor, 2020

schedule 09:11 - 28 Nëntor, 2020

Garë interesante në Kategorinë e Parë, në të dyja grupet. Në grupin A janë katër skuadra që njohin rezultate pozitive dhe momentalisht kreu ndahet mes Korabit dhe Burrelit, që luajnë ditën e sotme në transferta.

Dibranët përballen me Partizanin B, kurse matjanët kanë një sfidë të vështirë në Lezhë kundër Besëlidhjes që i ka fituar dy ndeshjet e para. Kjo javë i rezervon një kalendar të mirë edhe Dinamos, që do kërkojë të ndjekë vendin e parë. Blutë luajnë në transfertë me Veleçikun e vendit të parafundit. Të dielën do të luhet Vora-Erzeni.

KATEGORIA E PARË – JAVA 4

GRUPI A
E shtunë, më 28 nëntor, ora 14:00

Partizani B-Korabi
Besëlidhja-Burreli
Veleçiku-Dinamo

E diel, më 29 nëntor, ora 14:00
Vora-Erzeni

Sfida mjaft interesante edhe në grupin B, ku spikat ajo mes Egnatias së vendit të parë dhe Flamurtarit. Gugash Magani do kërkojë të mposhtë ish-skuadrën e tij në Superiore. Sot në program janë edhe Elbasani-Lushnja e Besa-Turbina, kurse për të dielën është veçuar Tomori-Pogradeci, takim i gjithi për t’u parë.

KATEGORIA E PARË – JAVA 4

GRUPI B
E shtunë, më 28 nëntor, ora 14:00
Elbasani-Lushnja
Besa-Turbina
Egnatia-Flamurtari

E diel, më 29 nëntor, ora 14:00
Tomori-Pogradeci