Kate Middleton e shqetësuar për fëmijët, çfarë ndodhi në ditën e parë të shkollës

schedule14:56 - 11 Shtator, 2020

schedule 14:56 - 11 Shtator, 2020

Bashkëshortja e princit William, Kate Middleton ka përjetuar një shqetësim të madhë lidhur me dy fëmijët, George dhe Charlote.

Pas pushimit nga pandemia e Covid-19, ata u kthyen në shkollë për herë të parë ditën e hënë.

Mirëpo, duket se njësoj si të gjitha nënat edhe dukesha e Cambridge, është shqetësuar për situatën e koronavirusit në shkolla.

Kate i shoqëroi në fshehtësi dy fëmijët e saj, në institutin arsimor, Thomas’s Bettersea të Londrës.

Por në dallim nga herët e kaluara, nuk pati fotografi zyrtare. Kështu dita e parë e shkollës për George dhe Charlotte, kaloi në fshehtësi të madhe dhe larg syve kureshtarë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!