Katastrofa e tërmetit në Shqipëri, Rama në “Clinton Global Initiative”: Ishim të bekuar se patëm miq

schedule10:32 - 20 Shtator, 2023

schedule 10:32 - 20 Shtator, 2023

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mori pjesë në takimin vjetor të  “Iniciativës Globale Klinton”, që u mbajt në Neë York.

E themeluar në vitin 2005 nga Presidenti Bill Clinton, “Clinton Global Initiative” CGI mbledh liderë shtetesh nga mbarë bota, si dhe aktorë të rëndësishëm të fushave të ndryshme në një përpjekje të përbashkët për të hartuar dhe zbatuar zgjidhjet më të mira për sfidat emergjente me të cilat përballet sot globi, të cilat në takimin e këtij e vit u fokusuan në ndryshimin e klimës, rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe barazinë shëndetësore.

Takimi 2023 u përqendrua në përpjekjet për të ruajtur dhe çuar përpara progresin e bërë në këtë drejtim, pavarësisht vështirësive që dalin, duke ndërmarrë angazhime konkrete për reagimin ndaj fatkeqësive, rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë. Kryeministri Rama ishte pjesë e njërit prej paneleve të “Clinton Global Initiative”.

Ndër të tjera Rama u pyet edhe për katastrofën me të cilën u përball Shqipëria për shkak të tërmetit dhe mënyrën se si mund të ndihmojë pikërisht nisma e iniciuar nga Shqipëria  për trajtimin e këtyre sfidave.

Rama u shpreh se në momentin që vendi ynë u godit nga tërmeti, ‘ishim të bekuar pasi patëm miq që nuk na lanë vetëm’, duke përmendur, BE, Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe apo edhe Izraelin.

– Jam kureshtare për përvojën tuaj kur Shqipëria u përball më katastrofën e saj. Si ndihmon kjo nismë që po përpiqemi të krijoni për të trajtuar këto sfida?

Kryeministri Edi Rama: Ne vërtetë shpresojmë që kjo nismë do të zhvillohet dhe kjo urë midis të gjithë njerëzve vullnetmirë, kompanive vullnetmira, organizatave vullnetmira dhe Kombeve të Bashkuara do të ndërtohet duke tejkaluar edhe paragjykimin që është aty domethënë, që Shtetet e Bashkuara janë të ngadalta e kështu me radhë por shpresojmë që kjo do të zhvillohet. Kur u goditëm nga tërmeti qemë të bekuar se patëm miq dhe nuk na lanë vetëm as Bashkimi Europian, as Turqia, nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga shumë të tjerë të cilët na ndihmuan ndërkohë që qysh prej momentit të parë ishte e jashtëzakonshme të shihje ekipet e shpëtimit të vinin nga mbarë Europa e madje dhe nga Izraeli për të të ndihmuar me shpëtimin e njerëzve që ishin ende gjallë nën rrënoja. Po kështu ishte e jashtëzakonshme të shihje vetë shqiptaret nga të gjitha vendet ku jetojmë, sepse ne jemi një rast mjaft i veçantë sepse jemi një komb i vogël, por me dy shtete, Shqipëria dhe Kosova dhe shqiptarët jetojnë kudo dhe ju e dini ndoshta më mirë se unë se nëqoftëse doni të hani mirë, shkoni në një restorant të mirë shqiptar në Neë York dhe gjithë ndihma prej tyre ishte e jashtëzakonshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!