Katania, 36 të arrestuar për trafik droge

schedule17:49 - 30 Nëntor, 2017

schedule 17:49 - 30 Nëntor, 2017

Një operacion i gjerë policie në Katania ka zbuluar një rrjet që merrej me trafikun e drogës për llogari të Cosa Nostra. Agjentët e policisë kanë vënë në pranga 36 persona.
Policia italiane arrestoi 36 persona në kuadër të një operacioni të gjerë anti drogë në Katania. Në operacion morën pjesë më shumë se 200 agjentë, të cilët ushtruan kontrolle në disa banesa dhe biznese në lagjen Librino në jug të qytetit, e cila ka marrë dhe epitetin e supermarketit të drogës. Të arrestuarit akuzohen për trafik kokaine dhe marijuane për llogari të Cosa Nostra.
Edhe një fëmijë vetëm 6 vjeç përdorej nga trafikantët për të shpërndarë drogë në Katania. Hetuesit italianë u shprehën të shokuar për faktin duke thënë se këtij fëmije i është rrëmbyer e ardhmja. Fëmija përdorej për të shpërndarë drogën në mënyra të ndryshme ndërsa hetuesit konfirmuan për gazetarët se tashmë ai është në duar të sigurta dhe do të bëhet e pamundura që ai të ketë një fëmijëri normale./abcnews.al