KAS rrëzon kërkesën e PD, zgjedhjet në qarkun e Shkodrës të vlefshme

schedule19:53 - 25 Maj, 2021

schedule 19:53 - 25 Maj, 2021

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës. Për të ankimuar vendimin e KAS, PD ka pesë ditë nga koha e hyrjes në fuqi të vendimit, për t’iu drejtuar Kolegjit Zgjedhor.

Në këtë qark, pas zgjedhjeve të 25 prillit, mandatet u ndanë: 5 për Partinë Demokratike, 3 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Social Demokrate.

Më herët, KAS pranoi kërkesën e LSI për të rinumëruar votat në 30 Qendra Votimi. Procesi i rinumërimit për 108 kuti do të nisë të mërkurën në orën 10.00. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!