Kartoni i kuq dhe shkelja e syrit nga CR7: Rrëfimi i ‘Wazza’ Rooney

schedule15:58 - 5 Prill, 2020

schedule 15:58 - 5 Prill, 2020

Kartoni i kuq më i famshëm në karrierën e Wayne Rooney, është padiskutim ai i marrë në ndeshjen çerekfinale të botërorit 2006 kundër Portugalisë. Një karton i kuq që u bë i famshëm edhe nga ajo shkelje syri e Ronaldos, asaj kohe shok skuadre me Rooney te Manchester United.

“Unë kisha pësuar një ndërhyrje pak çaste më parë nga lojtarët e Portugalisë, por gjyqtari nuk fishkëllente. U acarova dhe vazhdova të godas çdo kundërshtar. E dija që ai do të më ndëshkonte me karton të kuq, kështu që e gjeta veten duke shikuar pjesën tjetër të ndeshjes në një TV të vogël në dhomat e zhveshjes.

“Unë po mbaja telefonin në dorë dhe mesazhet filluan të vinin rresht për atë që kishte bërë Ronaldo, të cilin e kisha shtyrë në fushë kur e dëgjova që po i thoshte arbitrit të më tregonte kartonin e kuq.

Unë nuk mund ta besoja atë që po bënte, por në mendim të dytë, kuptova se edhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë, veçanërisht nëse do të më kishte ndihmuar për të fituar. Sigurisht që do ta kisha bërë edhe unë”.

“Pas ndeshjes, unë kërkova që ai të më fliste ballë për ballë. Cristiano më pa në sy sikur po më kërkonte falje, por unë i thashë: “Shijojeni këtë kompeticion dhe paçi fat. Shihemi brenda disa javësh kur të jemi gati për të fituar kampionatin me Manchester United. Gjithçka u mbyll aty”, tha Rooney./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!