Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati ka folur për veprimet e kësaj të enjte në Kuvend të grupit të Berishës dhe Bardhit, të cilët bllokuan foltoren duke mos lejuar vijimin normal të seancës plenare, për të diskutuar sipas rendit të ditës. E gjitha kjo u kushtoi atyre përjashtimin e 23 deputetëve, me 10 dite nga punimet e Kuvendit.
Në një lidhje me Skype për “News Line”, ai u shpreh se mazhoranca në sallën e parlamentit nuk do lejojë opozitarizmin.
Sipas Nallbatit, ata do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur të drejtën e opozitën që ia jep vetëm Kushtetuta. Sakaq, ai ka theksuar se ne nuk do ta lejojmë të asgjësohet opozitarizmi dhe patjetër që ne do të reagojmë në të gjitha format për ta mbrojtur.
“Së pari, ne ishim aty siç e kishim paralajmëruar. Për sa kohë kjo mazhorancë do të vazhdojë me këtë mëndësi që të shuajë opozitarizmin në parlamentin e Shqipërisë, ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur të drejtën e opozitës, ato të drejta që jep kushtetuta dhe nuk ka të drejtë askush, as mazhoranca dhe as Edi Rama që t’i jap. Mbas largimit të deputetëve të mazhorancës, ne kemi qendruar aty për të diskutuar problemet tona, për atë se çfarë do të bëjmë ne në të ardhmen në seancat e radhës, duke pasur parasysh dhe vendimet që mori mazhoranca me sekretariatin e famshëm të etikës, ku përjashtojë 23 deputetë të opozitës. Ky është një element për të treguar që në këtë sallë parlamenti nuk ka më opozitarizëm, domethënë mazhoranca nuk do të lejojë opozitarizmin. Ndërkohë që ne nuk do ta lejojmë të asgjësohet opozitarizmi dhe patjetër që ne do të reagojmë në të gjitha format për ta mbrojtur. Kjo është një nga format.
Nuk ka thënë kush se do të vrasë veten në parlament. Ne kemi diskutuar shpesh në mbledhjet që kemi bërë me njëri-tjetrin dhe patjetër kemi rënë dakord dhe kemi marrë vendimin që jemi ne deputetët që do ta bëjmë sakrificën në parlament në emër të qytetarëve që na kanë votuar, në emër të opozitarizmit, në emër të pluralizmit në këët vend. Pastaj, ne pasi të bëjmë sakrificat tona, ne kërkojmë mbështetjen e njerëzve tanë në bazë, e demokratëve, e anëtarëve të PD-së. Fillimisht, jemi ne ata që do duhet ta bëjmë. Ne kemi marrë vendim që ta bëjmë betejën me këtë qeveri”, deklaroi deputeti./abcnews.al