Karroca e foshnjes e përmbysur në mes të rrugës, çifti i shtrirë në tokë, foto nga aksidenti në Tiranë

schedule13:57 - 8 Maj, 2022

schedule 13:57 - 8 Maj, 2022

TIRANË– Një familje është aksidentuar rëndë duke kaluar vijat e bardha te Rruga e Kavajës nga një makinë “G Class” që drejtohej me shpejtësi nga Ajas Sulejmani.

Në këtë foto duket karroca e foshnjes 3 muajsh e përmbysur në mes të rrugës, pak më tutje 2 prindërit, burrë e grua, të shtrirë në tokë dhe makina më të cilën u përplasën e cila është braktisur nga shoferi.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë vrapuar për t’u dhënë ndihmën e parë dhe më pas për t’i transportuar në spitalin e Traumës, ku ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Shoferi i “G Classit” Ajaz Sulejmani është futur në vija të bardha kur semafori ka qenë me të kuqe, duke marrë përpara dy prindërit dhe foshnjën tre muajsh. I skeduari nga Anglia si bos droge, la makinën dhe u arratis nhga vendi i ngjarjes. Në makinë bashkë me të në momentin që ka ndodhur aksidenti ka qenë edhe një i afërm i tij i cili është shoqëruar nga policia.

Aksidenti ndodhi në një zonë shumë të frekuentuar nga kalimtarët. Siç kemi raportuar më herët në rrugë vazhdon të qëndrojë ende karroca në të cilën ka qenë fëmija i vogël.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!