Karrica “show”, talenti gjilanas shënon tripletë me Dinamo Zagreb

schedule15:59 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 15:59 - 2 Dhjetor, 2020

Bernard Karrica po shkëlqen me ekipin e dytë të Dinamo Zagreb. 19-vjeçari nga Gjakova shënoi sot një tripletë dhe ishte protagonist absolut në fitoren 5-2 ndaj Medijmurie Cakovec.

Djaloshi gjeti dy herë rrjetën në minutat 13 dhe 22, teksa në pjesën e dytë pati rezervuar një tjetër gol në minutën e 46-të.

 

Paraqitjet e tij të mira vijnë si vazhdimësi e sezonit të shkuar ku ai ishte një nga lojtarët kryesorë të Dinamos U19 në UEFA Youth League.

Nëse vazhdon në të tilla ritme shumë shpejt djaloshin mund ta shohim në ekipin e parë të Dinamos, ose pse jo të huazuar te Lokomotiva, që shërben si ekip “satelit” për gjigantët kroatë. /abcnews.al