Karnavalet e Korçës/ Qyteti vishet me ngjyra, pjesë e festivalit vendas dhe të huaj

schedule20:05 - 8 Qershor, 2024

schedule 20:05 - 8 Qershor, 2024

E trashëguar ndër shekuj, festa e karnavaleve u kthye sërish në Korçë. Qyteti u vesh plot ngjyra dhe celi zyrtarisht sezonin turistik, që edhe këtë vit parashikohet të jetë i mabarë.

Lezetin ia shtuan fëmijët të cilët shkuan në festë me kostume e maska të ndryshme. Besnikët e traditës së hershme nuk munguan as këtë vit.

Përveç vendasve festës edicionit të 17 iu bashkuan edhe shqiptarë jashtë kufijve. Festivali ishte ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e 6 trupave të huaja.

Festa e karnavaleve me afro 400 pjesëmarrës do të vijojë edhe përgjatë të dielës.

“Ishin pot 28 grupe dhe janë veshur 400 persona. Ka shumë qytetarë të tjerë që kanë veshur kostumet e tyre. Ka qenë një paradë e gjatë. Ne i zgjedhim përmes kostumeve, mesazhet që duan të përcjellin. Më e veçanta ka qenë Bullgaria, ka sjellë folklorin. Kishim 4 grupe me fëmijë. Të gjithë ata që kanë dëshirë marrin pjesë. Karnavalet e Korçës janë një festë shumë e madhe”, tha për ABC News, Zamira Kita, drejtore e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!