Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Karantinohet kreu i OBSH, pati kontakt me një të infektuar

schedule07:38 - 2 Nëntor, 2020

schedule 07:38 - 2 Nëntor, 2020

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus bën me dije se është karantinuar pas kontaktit me një person i cili ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Kreu i OBSH-së thotë se nuk ka simptoma të virusit.

“Unë kam qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetëkarantinohem, duke respektuar protokollin e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por gjithashtu, unë do të punoj nga shtëpia duke respektuar protokollet e WHO”, u shpreh ai , shkruan The Guardian.

Po ashtu ai i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve. “Vetëm duke respektuar protokollet, mund të ndërpriten zinxhirët e transmetimit si edhe të sigurohet mbrojtja e sistemit shëndetësor”, u shpreh Tedros.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!