Ditët e fundit po përflitet që një prej karantinave për të prekurit e mundshëm nga koronavirusi do të ngrihet Spitalin e Kavajës. Abc Neës u intresua pranë Drejtorisë së Spitalit dhe kreu, Përpaim Dajiu thotë se deri më tani nuk ka një shkresë zyrtare nga ministria e Shëndetësisë.
“Deri më tani nga ministria e Shëndetësisë ne nuk kemi asnjë shkresë zyrtare që spitali i Kavajës do të jetë karantinë”, thotë drejtori.
Po nga ana tjetër banorët që kanë dëgjuar këtë informacion janë në panik. Ata thonë se banojnë shumë pranë spitalit dhe janë mjaft të sëmurë për të suportuar dhe një karantinë në qytetin e tyre.
“Nuk e duam karantinën këtu, është qendër e banuar. Ja ku e kam shtëpinë. Pse e bëjmë këtu”, thotë një banore.
Pas përhapjes së një lajmi të tillë për ngritje e karatinës në spitalin e Kavajës një ditë më parë përmes një statusi në Facebook reagoi edhe sekretari i PD-së, Gazment Bardhi. Ai shkruan se në repartin e patologjisë dhe atë të urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet që këto ambiente të kthehen në karantinë. Gazi shkon e më tej kur kërkon që Edi Rama karantinë ta ndërtojë në banesën e tij në Surel./abcnews.al