Karamuço: Të rinjtë po përdorin drogë edhe brenda shkollave

schedule22:55 - 22 Mars, 2023

schedule 22:55 - 22 Mars, 2023

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço shprehu shqetësimin e përdorimit të drogës në shkolla. I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” me ish ministrin e Rendit, Bajram Yzeiri dhe ish kryeprokuroren e Tiranës, Elizabeta Imeraj, profesori tha se të rinjtë po përdorin drogë edhe brenda shkollave.

“Po shtohet një problem i madh për drogën nëpër shkolla. Jo vetëm jashtë gardhit të shkollës por kanë filluar disa shkolla të mesme, që gjatë orëve të mësimit, po mbyllin edhe dyert e tualeteve sepse janë një mjedis i fshehur ku të rinjtë po përdorin droga brenda ambienteve arsimore.

Oficeri i sigurisë, policia e të gjitha këto marrin masat e tyre por duhet edhe roli i prindit dhe të gjithë shoqërisë.”, tha Karamuço. Ndërkohë, ish kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj theksoi se parandalimi mund të bëhet duke nisur nga kulturimi shoqëror dhe fushatat sensibilizuese./abcnews.al