Karamuço: SPAK, akses në sisteme sensitive. Gjikondi: Faktori ndërkombëtar, vë në rreshtore politikën tonë mëkatare

schedule21:00 - 15 Prill, 2025

schedule 21:00 - 15 Prill, 2025

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në ‘Real Story’ tha se SPAK ka akses në 18 sisteme me të dhëna sensitive të qytetarëve të vendit.

“Në 18 sisteme ka akses SPAK, ka futur gjendjen civile dhe taksat. Janë hedhur goxha miliona euro. Ti në vend të cosh shkresë, bën ndërhyrje në sistem vetë. Hetues të BKH kur ju vihen detyra që duhet të gjejnë të dhëna në gjendje civile, tatime ata futen direkt dhe kanë akses sic futemi ne në e albania.”

Më tej juristja Gjikondi tha se në fjalimin e djeshëm të Dumanit, dy ishin pika të forta. Së pari, sulmi i politikës ndaj SPAK si dhe ‘dyjzimi’ i policisë së shtetit në pjesën mekanike dhe atë intelektuale.

“Unë në fjalimin e zotit Dumani mu dukën dy pika të forta, sulmi i politikës ndaj SPAK, do e quaja sulm jo presion dhe pjesa e dytë për policinë e shtetit. Pjesa mekanike dhe intelektuale që ka ulur në mënyrë drastike denoncimet në SPAK. Biles numrin më të madh të denoncimeve Dumani tha se i marrin nga qytetarët. Deklaratat e Berishës janë gënjeshtra sepse nëse Amerika urdhëron që këto ndryshime do të bëhen, ose nëse faktori ndërkombëtar bën presion ndaj Ramës për integrimin, ne e dimë shumë mirë që faktori ndërkombëbtar politikën mëkatare e vë në rreshtore.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!