Kapllani: Një gjuhë nuk shkon më shumë se 2000 vjet

schedule21:51 - 23 Tetor, 2018

schedule 21:51 - 23 Tetor, 2018

I ftuari i tretë i kësaj javë në eisionin “Provokacija” të gazetarit Mustafa Nano ishte gjuhëtari Kujtim Kapllani. Një diskutim mbi librin e tij më të ri, monografinë për Androkli Kostallarin, figurën e rëndësishme dhe kontraverse të gjuhësisë shqipe.

U fol gjithashtu dhe për çështje të rëndësishme gjuhësore siç është dhe mbështetja mbi parimin se shqipja rrejdh nga ilirishtja:

“Ne hamendësojmë, por ato fjalë me burim nga ilirishtja shpjegohen me shqipen. Merren fjalët ilire, merren mbishkrimet e të gjitha dhe shpjegohen me anë të ligjeve fonetike që shpjegon se si kanë mbërritur deri më sot. ”

Sipas Kapllanit gjuha shqipe është gjithmonë në ndryshime të shkallëzuara.

“Gjuha ndryshon vazhdimisht. Ndryshon edhe sintaksa e saj, por sintaksa është baza më e qëndrueshme sepse ajo përcakton origjinalitetin e gjuhës, karakterin ndërkombëtar të saj dhe të gjitha gjuhët e botës e kanë këtë. Por ndryshimet e gjuhës janë të tilla se një gjuhë nuk shkon më shumë se 2000 vjet. Shqipja po i bën 1000. Ajo do të transformohet aq shumë sa nuk merret vesh ajo gjuha mbas 2000 vjetëve me shqipen e sotme.”

Gjuhëtari i njohur foli gjithashtu dhe për çështjen shqetësuese ndërmjet linguistëve, në lidhje me pushtimin teknologjik tek të rinjtë dhe deformimin e gjuhës.

“Në qoftë se në shkolla do të bëhet i rregullt mësimi i gjuhës shqipe kjo nuk e dëmton, sepse ata e kanë formimin bazë. Duhet që të kemi mësues shumë të mirë.”

Ndërsa për Androkli Kostallarin, Kapllani shprehet se:

“Androkli Kostallarin është i denjë të rradhitet ndërmjet Sami Frashërit dhe Hoxha Tasimit.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!