Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapitullim “mbretëror”/ Dorëzohet Real Madrid, Getafe e mund në “Santiago Bernabeu”

schedule12:36 - 3 Mars, 2026

schedule 12:36 - 3 Mars, 2026

Këtu askush nuk dorëzohet. Kështu tha trajneri i Realit, Alvaro Arbeloa, por humbja ndaj Getafes në “Bernabeu” u ndje shumë.

Duhen edhe 36 pikë deri në përfundim të kampionatit, veçse ajo që tifozët panë këtë herë shkurajon edhe më optimistët.

Pavarësisht epërsisë territoriale, me 78 për qind mbajtje topi e plot 18 gjuajtje gjithsej, Madridi u duk I pazoti për ta dërguar topin në rrjetë, diçka që shkakton alarm në momentin kyç të sezonit.



Barcelona është tani 4 pikë larg, dhe vetëm dy javë pasi madrilenët ishin në vend të parë, ndërsa afron ndeshja ndaj Mançester Sitit në Champions.

Sfida u zgjidh nga një gol I madh mik shënuar nga Santriano.

Tifozët ishin tepër të zemëruar pas ndeshjes, duke theksuar se titulli është humbur, se shpresa është vetëm tek Mbape, dhe se Reali ka kaluar nga yje si Ronaldo e Ramos, tek Huijsen apo Mastantuono.

“Tjetër fiasco, – titullon “Marka”, – Getafe pushton “Bernabeun”! Sukses i merituar i të kaltërve me golin e madh të Santrianos!”

“Ky Madrid nuk mundet më shumë se kaq, – shigjeron e përditshmja tjetër e kryeqytetit “AS”, – Ekipi I Arbeloas, me Vinisiusin sulmues të vetëm dështon para Getafes!”

Vinisius ka mbetur vetëm sepse Kilian Mbape është i dëmtuar.

Ylli kryesor I ekipit do të mungojë disa javë për shkak lëndimi në gju, e do të trajtohet në Paris.

Dueli me Sitin është në 11 mars, dhe kapiteni i Francës vështirë t’ia dalë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!