Kapitenit i thyen nofullën, gjest i mrekullueshëm i shokëve të skuadrës!

schedule10:47 - 9 Nëntor, 2019

schedule 10:47 - 9 Nëntor, 2019

Dhuna në Kategorinë e Dytë është e shpeshtë dhe së fundmi ka qenë kapiteni i Maliqit, Arlind Xaka, ai që e ka pësuar. Në ndeshjen me Këlcyrën ai ka marrë një goditje dhe ka thyer nofullën, ndërkohë që do të duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale që kushton rreth 2 mijë euro.

Sikurse dihet, pagesat në të Dytën janë simbolike dhe vetë lojtari e ka të vështirë ta përballojë. Gjithsesi shokët e skuadrës kanë menduar ta ndihmojnë Xakën, duke dhuruar një pjesë të rrogës së tyre për të bërë ndërhyrjen.

Lojtarët nuk janë mjaftuar me kaq, pasi kanë kërkuar edhe ndihmën e bizneseve për të plotësuar shifrën që nevojitet për të bërë ndërhyrjen në nofull. /abcnews.al