Kapiteni i Liverpool i nënshtrohet operacionit, mësohet koha e rikuperimit

schedule10:29 - 26 Shkurt, 2021

schedule 10:29 - 26 Shkurt, 2021

Oshilacione të mëdha në Premier League këtë sezon dhe shumë dëmtime. Liverpool po kalon një moment të vështirë, fortesa “Anfield” ka rënë, gjashtë ndeshja pa fitore në fushën e tyre dhe katër humbje radhazi, teksa Jurgen Klopp ka humbur edhe shërbimet e kapitenit.

Jordan Henderson pësoi një dëmtim në derbin e së shtunës së kaluar kundër Evertonit të Carlo Ancelottit, duel që e humbi 0-2. Mesfushori u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 30-të, teksa i është nënshtruar një operacioni në ije.

Ndërhyrja kirurgjikale ka dalë më sukses dhe 30-vjeçari i “The Reds” do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë prej 6-8 javësh. Liverpool e luan të dielën në mbrëmje sfidën e radhës në kampionat, teksa do të përballet në transfertë me Sheffield United. /abcnews.al