Një person i kërkuar për droge u kap nga policia e Lezhës gjatë operacionit “Kulla”. Ai është Alban Gjegji 43 vjeç nga Burreli dhe arrestimi i tij u bë në fshatin Madhësh të Matit, në shtëpinë kullë ku jetojnë prindërit e tij. Gjegji ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranës, e cila i ka dhënë masë sigurie arrest me burg për veprat penale “Grup i i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Policia ka goditur mbi 15 raste të kultivimit të kryera nga ky grup kriminal, si dhe ka arrestuar më parë disa persona si pjesë e këtij grupi kriminal. /abcnews.al