Një tjetër peshkaqen i madh është kapur nga peshkatarët në zonën e Himarës. Ata kanë qenë në gjueti kur panë në rrjetat e tyre specien e rrezikeshme katër metra të gjatë dhe që peshonte 412 kg. Ky peshkaqen quhet peshkaqen “Dem” dhe është i frikshëm. Nuk dihet arsyeja e afrimit të peshkaqenëve në breg të detit, por peshkatarët thonë se ka lidhje me kushtet klimaterike. Vetëm dy ditë më parë një peshkaqen u kap në ujërat e Adriatikut në Durrës. Kurse në muajin shtator një peshkaqen “Dem” u kap në ujërat e deti Jon në Vlorë. /abcnews.al
Kapet në Himarë një peshkaqen “Dem”, 4 metra i gjatë
schedule10:27 - 16 Nëntor, 2018
schedule 10:27 - 16 Nëntor, 2018