Kapet mbi 1 ton lëndë narkotike në dy operacione

schedule11:47 - 4 Nëntor, 2017

schedule 11:47 - 4 Nëntor, 2017

“Befasia” çoi në pranga katër persona që shisnin lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa në Kamëz, Institut, Paskuqan dhe Babrru.

Policia e Tiranës i kapi në flagrance në orën 9:30 të mbrëmjes të premten pranë unazës së re në kryeqyetet, ndërsa një tjetër e shpalli në kërkim.

Seksioni për hetimin e narkotikëve ndërhyri pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Është shpallur në kërkim shtetasi: A.Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

“Automjeti me të cilin lëviznin personat e dyshuar me targa TR 0244 S, i është bërë shenjë për të ndaluar nga shërbimet e policisë me xhupa me mbishkrimin “POLICIA” dhe duke e paralajmëruar “Ndal Policia”, por automjeti nuk ka ndaluar dhe pasi ka parë automjetin e policisë ka vazhduar me shpejtësi për t’ju shmangur shërbimeve të Policisë.

Gjatë kësaj kohe shtetasi i identifikuar si A.Ç. është larguar me vrap duke dalë nga mjeti, ndërsa drejtuesi ka vazhduar dhe në shpejtësi e sipër për t’i shpëtuar shërbimeve të policisë, ka devijuar rrugën kryesore, duke hipur në trotuar ku dhe është përplasur me një shtyllë”.

Ky ka qenë moment kur në pranga ka rënë Fatjon Mesi dhe janë sekuestruar  8 thasë me bimë të tharë të dyshuar si narkotike e llojti Cannabis Sattiva, që u gjetën në bagazhin dhe sediljen e pasme të Volsvagenit.   Gjithshtu u  neutralizuan edhe tre persona të tjerë, që po ruanin lëvizjen e automjetit  në kryqëzimin e Paskuqanit. Mbi këta persona rëndojnë veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policies”. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar dhe  2 automjete e 4 telefona celularë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative të dokumentuara në operacionin e parë “Befasia”, se një sasi lënde narkotike e sjellë në Tiranë për shitje, e cila u bllokua nga Policia ka rezultuar të jetë marrë nga shtetasi Hasan Sula, me banim në Rinas.

Pas kontrolleve te ushtruara ne papafingon e banesës unifromat blu kanë gjetur 170 thasë me sistem vakumi të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, 1 pushkë model 56, 25 fishekë dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin e lëndës së dyshuar si narkotike.

Në pranga kanë rënë bashkëshortët  Sula,ndërsa në kërkim janë shpallur dy djemtë e tyre.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve të kryer në bashkepunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”.

Pas peshimit policia thotë se në dy operacionet e fundit antidrogë ka sekuesturar 1 ton e 291 kilogram lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa./ABC NEWS

 

https://youtu.be/4G3IrEfdaWw

Më shumë se një ton droge e sekuestuar, gjashtë persona të arrestuar dhe tre në kërkimi është bilanci i dy operacioneve antidroge, të ndërmarra nga uniformat blu në kryeqytet në 24 orët e fundit.  Detajet i beri publike drejtori i Policisë së Tiranës në një deklaratë për mediat./ABC News.

 

https://youtu.be/6jTRd0MJiVU

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!