Një gomone me drogë është kapur mbrëmë nga policia e Vlorës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, dhe Guardia di Finanza. Ajo është pikasur rreth 17 milje larg bregut të detit. Burimet bëjnë të ditur se gomonia mund të ketë pësuar difekt, ndaj është braktisur. Kështu skafistët i kanë shpëtuar policisë, ndërsa brenda gomones me gjatësi 8 metra është kapur një sasi rreth 1.6 tone kanabis. Policia po kontrollon në afersi të zonës ku u gjet gomonia, nëse ka tjetër sasi droge, por edhe për lëvizje të skafistëve.
Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj tentative narkotrafiku./abcnews.al