Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapen ‘skifterat’ palestinezë, bënë kërdinë në dyqanet e Tiranës

schedule10:23 - 7 Janar, 2020

schedule 10:23 - 7 Janar, 2020

Dy palestinezë janë kapur në Tiranë, pasi akuzohen për vjedhjen e disa dyqaneve, ndërsa i treti po ndiqet në gjendje të lirë.  Policia tha se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale aparate celularë dhe sende të tjera të vjedhura në dyqanet dhe lokalet e Tiranës, gjatë ditëve të festave.

Në një njoftim për mediat, policia e kryeqytetit bëri të ditur: “Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të automjeteve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune disaditore, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Start one”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-1-Yassine Lwali, 26 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.
2-Osmane Ellabasi 24 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.



U procedua ne gjendje te lire: Ahmed Basri, 18 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:

– Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën “Zenel Baboci” kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.

– Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.

– Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.

– Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën “Ibrahim Rrugova” kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë , në ngarkim Y. L. dhe O. E”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!