Kapen i dënuari i arratisur nga burgu dhe gruaja që nuk spiunoi partnerin, makina përplas për vdekje motoristin në Golem

schedule15:47 - 13 Shtator, 2020

schedule 15:47 - 13 Shtator, 2020

Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona, mes të cilëve dy ishin në kërkim ndërkombëtar. Efektivët e policisë së komisariatit nr. 4 në kryeqytet arrestuan 37-vjeçarin me inicialet F.L(Sh), i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte arratisur nga burgu.

Ndërkohë që efektivët e komisariatit nr. 2 arrestuan bashkëjetuesen e një hajduti serial. 44-vjeçarja me inicialet V. O. banuese në Itali akuzohet se ishte në dijeni se bashkëjetuesi i saj, me inicialet A.R. organizator së bashku me disa persona të tjerë kanë kryer disa vjedhje, por nuk i ka kallëzuar.

I arrestuari i tretë është një 58-vjeçar me inicialet G.Z, pasi rreth orës 03:50 tek rrethrrotullimi i Golemit aksidentoi motorin me drejtues E.K., 32 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra gjeti vdekjen.

Të arrestuarit e tjerë janë për shkelje të rregullave të qarkullimit. “I.H., 18 vjeç, A.D., 18 vjeçe, dhe R.Ç., 22 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese. Q.D, 67 vjeç, A.D., 60 vjeç, L.Ç., 56 vjeç, A.K., 44 vjeç, dhe E.R., 32 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur” njofton policia. /Abcnews.al