Kapen 740 kg kokainë e pastër në Maltë, ku pritej të shkarkohej

schedule22:51 - 9 Qershor, 2021

schedule 22:51 - 9 Qershor, 2021

Një sasi rekord kokaine është kapur në Maltë. Bëhet fjalë për një sasi prej 740 kilogramë kokainë tepër të pastër. Sasia e kokainës është kapur në portin Freeport të Maltës ndërsa vlera e kësaj droge raportohet se kap shifrën e 100 milion eurove.

Autoritetet doganore thanë në një deklaratë të martën kontejneri u zgjodh për skanim pas një vlerësimi të rrezikut. Zyrtarët që e kontrolluan atë shënuan disa mospërputhje kështu që u hap për një kontroll fizik.

Një total prej 740 pako me një substancë të bardhë me peshë nga një kilogram secila u gjetën të fshehura në 37 kuti. Më pas u zbulua se ishte kokainë me pastërti të lartë. Ngarkesa raportohet se ishte bërë në Ekuador ndërsa destinacion kishte Slloveninë. Kontejneri ishte i ngarkuar me banane ndërsa droga ishte fshehur brenda tyre.

Ashtu si edhe në Shqipëri janë kapur disa ngarkesa marramendëse me kokainë me të njëjtën skemë të fshehura mesa bananesh, edhe Malta prej kohësh vuan trafikimin  e kësaj lëndë narkotike.

Në fund të vitit të kaluar në Maltë u ndalua një sasi prej 612 kilogramë kokainë, me vlerë 70 milion €. Ata ishin fshehur në paleta që mbanin vaj gatimi. Rekordi mbahet në vitin 2019 ku u kapën 750 kilogramë kokainë në 13 aksione.