Dy persona kanë rënë në pranga pas një operacioni mes policisë shqiptare në bashkëpunim me palën greke.
Të arrestuarit janë një 23-vjeçar nga Fieri dhe 25 vjeçar nga Berati.
Sipas informacioneve gjatë patrullimit në kufirin jeshil, Policia Kufitare shqiptare konstatoi se dy të rinjtë transportonin lëndë narkotike në drejtim të Greqisë.
Menjëherë u vu në dijeni Policia Kufitare greke dhe Antidroga, ku në bashkëpunim e koordinim të plotë mes njëra-tjetrës mbajtën në vëzhgim lëvizjen e dy “transporuesve”.
Kapja e tyre u bë në Igumenicë të Greqisë. Gjjithashtu u sekuestruan dy çanta shpinë ku brenda kishte 46 kilogramë dhe 140 gramë kanabis.
Autoritetet po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti./abcnews.al