Kapen 17 refugjatë në Kapshticë, mes tyre gra dhe fëmijë

schedule13:38 - 20 Shtator, 2019

schedule 13:38 - 20 Shtator, 2019

17 refugjatë janë ndaluar nga policia kufitare e Kapshticës. Emigrantët e paligjshëm janë kapur në afërsi të fshatit Trestenik dhe Vernik të Korçës. Shtetasit e ndaluar janë sirianë, irakianë dhe marokenë.

Thuasje çdo ditë në këto dy fshatra kapen emigrantë. Disa prej tyre kërkojnë azil dhe dërgohen në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër kthehen në vendet e origjinës. /ABC News Albania 24/7