Kaosi në Kuvend, Paloka përjashtohet me 40 ditë, ndëshkohet dhe deputeti Petrit Doda

schedule15:57 - 9 Shkurt, 2024

schedule 15:57 - 9 Shkurt, 2024

PS kërkoi përjashtimi për dy deputetë të tjerë pas kaosit në Kuvend. Sekretariati i Etikës ka marrë masat për dy deputetët, Edi Palokën dhe Petrit Dodën.

Është vendosur masa e përjashtimit me 40 ditë për Edi Palokën dhe 20 ditë përjashtim për Petrit Dodën.

Kujtojmë se seanca e zhvilluar një ditë më parë u shoqërua me kaos e tensione në Kuvend. Ishin deputetë të grupimeve Bardhi-Berisha që nuk lejuan zhvillimin normal të Kuvendit. Një prej veprimeve të Palokës që tërhoqi vëmendje ishte momenti kur dogji rregulloren e parlamentit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!