Kaos në Venezuelë, një i vdekur në protestat kundër rizgjedhjes së Maduros

schedule08:53 - 30 Korrik, 2024

schedule 08:53 - 30 Korrik, 2024

Të paktën një person ka vdekur gjatë protestave që shpërthyen në rajone të ndryshme të Venezuelës pas rizgjedhjes së Nicolas Maduros në zgjedhjet e presidenciale, rezultat që opozita e kundërshton.

Të paktën një person u vra në Yarakui dhe të tjerë 46 u arrestuan, gjatë protestave dhe incidenteve paszgjedhore në shtete të ndryshme. Forcat e zbatimit të ligjit përdorën gaz lotsjellës në Karakas të hënën për të shpërndarë protestuesit.

Kujtojmë se María Corina Machado  kreu i opozitës në Venezuelë, tha se opozita mund të “dëshmojë” “fitoren” e kandidatit të saj, Edmundo González Urrutia, në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje të dielën.

“Ne kemi një mënyrë për të provuar të vërtetën,” tha Machado, duke këmbëngulur se opozita ka prova të fitores së saj me 73% të votave.

Sipas opozitës, Gonzalez Urrutia mori 6.27 milionë vota, ndërsa presidenti në largim Nicolas Maduro mori 2.7 milionë vota.

Qeveria e Venezuelës do të pezullojë deri në një njoftim të dytë nga nesër e mërkurë fluturimet drejt dhe nga Panamaja dhe Republika Domenikane, për shkak të “ndërhyrjes” së qeverive të të dy vendeve në punët e brendshme, teksa vënë në pikëpyetje transparencën dhe vlefshmërinë e zgjedhjeve presidenciale në të cilat u rizgjodh Nicolas Maduro.

Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) njoftoi se do të mbahet nesër një mbledhje e posaçme e këshillit të saj të përhershëm për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Venezuelë.

Takimi është planifikuar të fillojë në orën 15:00,  në selinë e organit rajonal në Uashington, me kërkesë të 12 vendeve anëtare të tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!