“Black out” në Spanjë dhe Portugali/ Ndërprerje masive të energjisë, kaos në aeroporte dhe rrugë

schedule13:50 - 28 Prill, 2025

schedule 13:50 - 28 Prill, 2025

Spanja dhe Portugalia u goditën këtë të hënë nga një ndërprerje masive e energjisë elektike që paralizoi transportin publik, shkaktoi bllokim të madh të trafikut si dhe solli anulim dhe vonesa të qindra  fluturimeve. Operatorët e Shërbimeve publike kanë deklaruar se po punojnë për rikthimin e plotë të energjisë elektrike. Autoritetet nuk kanë mundur deri më tani që të shpjegojnë shkaqet e ndërprerjes masive qe ndodhi  ndërsa një ndër pistat kryesore të hetimit është edhe mundësia e një sulmi kibernetik.

Qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë mbajtën takime emergjente pas ndërprerjes, e cila preku gjithashtu një pjesë të Francës, që ndodhet në kufi me Spanjën verilindore. Një komuniket I menaxhimit të Krizave u ngrit nga Qeveria Spanjolla për Menaxhimin e Situatës.

REN, operatori i energjisë në Portugali, konfirmoi ndërprerjen e energjisë në të gjithë Gadishullin Iberik, e cila ndikoi edhe në pjesë të Francës, ndërsa operatori i rrjetit elektrik në Spanjë, Red Electrica, njoftoi se po punonte me kompanitë rajonale të energjisë për të rikthyer energjinë.

Stacionet e radios spanjolle njoftuan se një pjesë e metrosë në Madrid ishte evakuuar. Trafik i rënduar u krijua në të gjithë kryeqytetin spanjoll si pasojë e mosfunksionimit të semaforëve.
Kryebashkiaku I Madritit iu kerkoi qytetareve te qendrojne pa levizur kudo ndodhen ne menyre qe te kete mundesi qarkullimi ne rruge per ekipet e emergjenvave. Mediat Spanjolle raportuan per persona te bllokuar në vagonët e metrosë dhe në ashensorë.

Edhe ne Portugali situata duket kritike. Semaforët që nuk funksionojnë kanë shkaktuar trafik masiv ndërsa mungon edhe ndricimi ne rruge. Metroja raportohet se eshte mbyllur ne Lisbone dhe Porto dhe trenat nuk po qarkullojne.

Qindra persona raportohet se jane bllokuar ne disa trena ne vend.

Aeroporti I Lisbones u raportua se po funskionon nga Gjeneratoret e Siguuise ndersa Kompania AENA qe menaxhon 46 aeroporte ne Spanje raportoi per vonesa fluturimesh ne te gjithe vendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!