Kaos në QSUT, biznesi i parkimit rrezikon jetën e të sëmurëve

schedule15:02 - 22 Shtator, 2021

schedule 15:02 - 22 Shtator, 2021

Kjo është pamja që ofron çdo ditë qendra më e madhe spitalore në vend. Trafiku i rënduar në QSUT është kthyer në një problem të madh për të gjithë qytetarët të cilët u duhet të kalojnë atje. Që prej orëve të para të mëngjesit, një makine i duhet të presë në trafik rreth 20 minuta, për të dalë nga QSUT.

Qytetarët thonë se një prej arsyeve pse krijohet trafiku është vonesa që kanë për të paguar tarifën e parkimit. Nuk ka një plan të mirë menaxhimi për të shmangur kaosin. Mëngjesi i kësaj të mërkure ishte kaotik në oborrin e Infektivit.

Ky spitali ka dhe fluksin më të lartë të autoambulacave si pasojë e Covid-19. Çdo vonesë mund të shkaktojë vdekjen e të sëmurit. Për më shumë se 30 minuta makinat nuk lëvizën.

Faktikisht në QSUT mund të hyjë kushdo me makinë, mjafton të paguash biletën që kushton 100 lekë të reja.

Para shpenzojnë edhe stafi mjekësor, në përjashtim të mjekëve dhe drejtorëve. ABC ka mësuar se duhet të paguajnë edhe autoambulancat e spitaleve private ndërkohë që në asnjë vend të Evropës, kjo nuk ndodh.

Edhe pse ky është një shqetësim i ngritur prej kohësh nga qytetarët por edhe nga vetë punonjësit e këtij spitali, ende nuk është gjetur zgjidhje. ABC pyeti drejtorinë e QSUT-së në lidhje me këtë situatë. Çuditërisht përgjegjësinë ia hodhi Fondit Shqiptar të Zhvillimit që menaxhon prej dy vitesh parkimin. /abcnews.al/