Kaos në Lezhë, nuk ka sinjalistikë e as policë për normalizimin e qarkullimit

schedule13:37 - 20 Tetor, 2019

schedule 13:37 - 20 Tetor, 2019

Në Lezhë automjetet dhe këmbësorët lëvizin si të munden. Në këtë qytet me shumë trafik pjesa më e madhe e sinjalistikës mungon. Bashkia pretendon se ka një projekt për të normalizuar situatën.

Këtu në Lezhë nëse nuk je vendas nuk do dish ku të shkosh. Sinjalistika rrugore thuajse mungon. Në qytet mund të gjesh vetëm ndonjë vijë të bardhë për kalimin e këmbësorëve. Ose tabela që tregojnë se aty kalojnë nxënës shkolle. Por më shumë mos kërko.

Situatë që ka sjellë kaos në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

ABC News tentoi të marrë informacion për gjendjen tek Policia rrugore në  Lezhë. Por zyrtarët nuk dhanë asnjë përgjigje.

Nënkryetari i Bashkisë Ermal Pacaj thotë se mund të ketë një zgjidhje përmes buxhetit të 2019. Po hartohet një plan në bashkëpunim me ekspertë për të patur rrugë të qarkullueshme dhe me sinjalistikë të plotë.

Por deri kur të zbatohen projektet në Lezhë do lëvizësh si të mundesh. Nuk ka policë e nuk ka shenja treguese. Banorët e këtij qyteti shtyjnë ditët duke mallkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!