TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, njoftoi përjashtimin e Flamur Nokës, i cili shkaktoi kaos duke i rënë bilbilit pa pushim. Pavarësisht paralajmërimeve të njëpasnjëshme, Flamur Noka duket se në seancën e sotme kishte marrë rolin e “zhurmuesit”.
Ai u bë protagonist në disa raste dhe tentoi t’ua pamundësojë fjalën deputetëve të Partisë Socialiste, mes të cilëve dhe kryetari të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës. Ky u fundi kërkoi mbylljen e seancës plenare, kërkesë e cila u miratua dhe kështu seanca e sotme u mbyll pas 1,5 orësh diskutimesh dhe përplasjesh mes dy grupeve politike/ Abcnews.al