“Kanunin e di mirë ai frikacak”, IKMT i rikthehet shembjes së godinave në “Astir”

16:57 | 05/03/202016:570

Prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes Policia Bashkiake e mbështetur dhe nga ajo e shtetit, bllokuan rrugën kryesore në zonën e Unazës së Re, për t’i ardhur në ndihmë IKMT-së në aksionin e shembjes së disa godinave.

Qytetarët e shumtë të cilët po shkonin në punë u përballen me policinë e cila nuk i lejonte të kalonin as në trotuaret pranë.

Fadromat e IKMT-së nisën aksionin e shembjes së godinave ku do kalojë Loti i 2 i rrugës, pa hasur në rezistencën e banorëve të Astirit të cilët i kanë boshatisur shtëpitë dhe bizneset e tyre që prej 17 shkurtit.

Njëri prej banorëve të kësaj zone u shpreh se ky është projekt korruptiv, duke drejtuar gishtin drejt kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

 “Kush jeton në këtë vend është i kërcënuar. Ne nuk do të lëvizim nga Unaza. Personalisht nuk më del shpirti nëse nuk e shoh Ramën para drejtësisë. Kanunin e di mirë ai plehrë, frikacak. Do ta paguajë, siç na shkatërrojë familjet, do ta ndjekim këmba këmbës”, u shpreh një banor.

Në mbështetje të banorëve të Astirit ishte edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i cili tha se shembja e këtyre banesave do t’i hape rrugë ndërtimit të kullave nga oligarkët.

“Ka shkatërruar shtëpitë, strehën e qytetarëve vetëm për ndërtimin e kullave të pushtetarëve dhe të oligarkëve. Këtu do të jepen leje ndërtimi mbi gjakun dhe djersën e qytetarëve. Ata që kanë bërë këtë krim do të mbajnë përgjegjësi”, u ish-deputet i PD Klevis Balliu.

Në pjesën ku pritet të kalojë Loti i 2 i Unazës së Madhe do të shemben rreth 30 objekte banimi dhe biznesi, ndërsa shumica e banorëve janë strehuar tek të afërmit e tyre.

Pas rreth 4 orësh kaos, policia vendosi të lejonte kalimin e automjeteve nga “Pallati me Shigjeta” në drejtim të ish-sheshit  “Shqiponja” duke zgjidhur ngërçin e trafikut./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono